nga një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit. Foto: Kallxo.com

Kryesia e Kuvendit Shqyrton Kërkesën e VV-së dhe LDK-së

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të shqyrtojë sot kërkesën e grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 10:00.

Vetëvendosje dhe LDK kërkuan dje që një mbledhje e jashtëzakonshme të mbahet sot në ora 12:00, për shkak të mungesës së debatit në seancën e 9 shtatorit lidhur me parimet programore të Qeverisë.

Gjatë seancës së djeshme, tashmë kryeministri Ramush Haradinaj në fillim të mbledhjes ku do të votohej Qeveria e drejtuar prej tij, tha se ka përgatitur vetëm disa orientime programore, duke premtuar se “në të ardhmen do të përgatitet një program qeveritar”.

Ndryshe, Ramush Haradinaj është zgjedhur dje kryeministër i Kosovës.

Qeveria e drejtuar prej tij mori 61 vota për dhe një abstenoi.

Në momentin e votimit, deputetët e Vetëvendosjes, të LDK-së dhe Alternativës e kanë lëshuar sallën.

http://kallxo.com/kalon-ne-kuvend-qeveria-haradinaj/