Kufiri Kosovë- Mali i Zi | Foto: Facebook

Kryesia Cakton për Nesër Seancën e Demarkacionit

Seanca në të cilën do të shqyrtohet marrëveshja e demarkacionit do të mbahet nesër në orën 11:00.

Kryesia e Kuvendit caktoi për nesër në orën 11:00 seancën në të cilën do të shqyrtohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit nuk morën pjesë përfaqësues të Listës Serbe.

Dje mbajtjen e kësaj seancë më së largu për nesër e paralajmëroi Kryeministri Ramush Haradinaj.