Mbeturinat në Romë - Foto: Rtv21

Kryeqyteti i Italisë Mbulohet nga Mbeturinat

Edhe pse në Itali është duke u zhvilluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të mbahen më 4 mars, kryeqyteti i vendit, Roma, është mbuluar nga mbeturinat.

Prefektja e Romës, Virxhinia Ragji, nuk ka kandiduar, por kjo nuk ka penguar rivalët e saj politikë që ta kritikojnë gjatë fushatës për shkak të mbeturinave, por edhe për shkak të një derri, i cili po shëtitë rrugëve të Romës.

Ish-Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, Partia Demokratike e të cilit në bazë të anketave nuk gëzon ndonjë mbështetje të madhe të votuesve në prag të zgjedhjeve, bëri shaka duke folur për këtë problem, duke thënë se më herët simbol i Romës ka qenë ujkonja, ndërsa tani është derri.

Politikania e djathtë, Xhorxha Meloni, në profilin e saj në Facebook publikoi fotografinë e derrit në afërsi të mbeturinave dhe mbi të vendosi mbishkrimin “Kjo është Roma”./21Media