Sabrije Fazliu

Kryeprokurori Nuk e Di Pse u Vonua Kallëzimi Penal për Vdekjen e Sabrije Fazliut

Emisioni i sontëm i ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për dështimin organeve të hetuesisë për të trajtuar me kohë dhe në mënyrën e duhur rastin e 36 vjeçares Sabrie Fazliu, e cila vdiq në vitin 2016 në QKUK.

Nga dita e vdekjes deri në momentin kur policia kishte përfunduar kallëzimin penal kishin kaluar gjashtë muaj hetime. Siç raporton “Drejtësia në Kosovë”, policia kishte dorëzuar një kallëzim penal më 20.07.2016 ndaj katër mjekëve me dyshimin se ata nuk e kishin kryer punën ashtu siç duhet.

Por edhe kur kallëzimi penal kishte arritur në prokurori, prokurorët nuk kishin filluar punën por kishin kërkuar kualifikim juridik të ngjarjes.

“Ibrahim Berisha nuk ka lypë mendim prej mjekëve të cilët dyshohen se ka qenë në trajtim e ndjera por ka lypë mendim prej QKUK-së ose prej qendrës edhe pse kjo nuk është ndonjë lëshim i prokurorit sepse prapëseprapë lënda shqyrtohet dhe pas ekspertizës përcaktohet vepra penale”, the kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

Ai tha se do të interesohet të dijë pse është vonuar kallëzimi penal kaq shumë.

Intervistën e Kryeprokurorit Beka për emisionin “Drejtësia në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: