Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla - Foto: KALLXO.com

Kryeprokurori i Mitrovicës: 20 Mijë Lëndë Presin në Stacionet e Policisë

Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla, në Emisionin “Drejtësia në Kosovë“ ka përmendur shifra shqetësuese të lëndëve që presin në stacionet e policisë në tërë regjionin e Mitrovicës e që janë parashkruar.

“Problemet janë të mëdha se lëndët që kanë mbetur në veri janë të vjetërsuara, pastaj lëndët nëpër stacionet policore nuk janë marrë një kohë të gjatë. Po ashtu, kemi lëndë të vjetërsuara dhe kjo ka shkaktuar pasoja të mëdha”, tha Syla.

Sipas kryeprokurorit të Mitrovicës, bëhet fjalë për diku 20 mijë lëndë që presin në stacionet e policisë.

“Po ndoshta numri i përgjithshëm i të gjitha natyrave të lëndëve, duke fillu me kryerës të njohur të panjohur dhe me raporte të veçanta duhet të jetë 20 mijë lëndë për krejt regjionin”, theksoi Syla.

Deklaratën e kryeprokurorit Syla mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.

Ndryshe, në emisionin “Drejtësia në Kosovë“ u trajtua çështja e zbatimit të Marrëveshjes së Drejtësisë për veriun e Kosovës.