Kryeprokurori Lumezi Takohet me Kryeprokurorin e Italisë

Në këtë takim u diskutua për strukturën organizative, kompetencat dhe funksionimin e sistemit prokurorial italian, me theks të veçantë në ato të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Pascuale Paolo Mario Ciccola.

Në takim, Lumezi dhe homologu i tij italian shkëmbyen përvojat e dy prokurorive dhe diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Pjesë e takimit ishte edhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, zëvendës prokurorja e Shtetit, Sevdije Morina dhe anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Takimi i Kryeprokurorit Lumezi u realizua në kuadër të vizitës së organizuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nga Projekti Europian i Binjakëzimit.