Kryeprokurori i Shtetit Kërkon Luftë Kundër Korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, të martën ka mbledhur gjithë prijësit e prokurorive në Kosovë për të kërkuar llogari nga ta për punën e kryer gjatë vitit 2017.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi pati disa kërkesa për kryeprokurorët e prokurorive themelore dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale dhe atij të Apelit.

Kërkesa e parë e Lumezit ishte fuqizimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike pasi siç tha “ky është një kriter shumë i rëndësishëm për liberalizimin e vizave”.

Gjithashtu, Lumezi ka kërkuar që të identifikohen dhe shënjestrohen rastet e nivelit të lartë.

“Të bashkërendojnë veprimet me institucionet e sundimit të ligjit për ndërmarrjen e veprimeve të shpejta gjatë hetimit të këtyre rasteve dhe të aplikohen masat adekuate për sekuestrimin dhe ngrirjen e pasurisë”, tha Lumezi.

I pari i Prokurorisë së Shtetit vuri në pah edhe kërkesën për zbardhjen e rasteve të vrasjeve gjatë dhe pas luftës duke i vlerësuar si me “prioritet”.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurorët raportuan për punën e tyre njëvjeçare duke treguar për përfundimin e shumë lëndëve të pranuara gjatë vitit 2017.

Gjatë vitit 2017, Prokuroria e Apelit ka pranuar në punë 5194 lëndë, ku edhe i ka kryer të gjitha 5194 lëndët”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar gjithsej 3938 lëndë dhe ka kryer 4550, ndërkaq i kanë mbetur në punë edhe 1306; Prokuroria Themelore në Gjilan ka pranuar në punë 5081 lëndë, ndërsa ka kryer 3982, i kanë mbetur 1101 lëndë; Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar në punë 3309 lëndë, i ka kryer 4138 lëndë, të mbetura 400, ndërkaq të bartura nga viti i mëparshëm ka pasur 1200 lëndë; Prokuroria Themelore në Ferizaj ka pranuar në punë 6365 lëndë, ka kryer 5857 lëndë, i kanë mbetur 508 lëndë.

Në fund të vitit që shkoi kryeprokurori Lumezi deklaroi se nuk i kemi punqt mirë në luftën kundër korrupsionit.

http://kallxo.com/lumezi-si-kemi-punet-mire-ne-luften-kunder-korrupsionit/

Rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë njëri nga kushtet e Komisionit Europian për lëvizje pa viza të kosovarëve.