Kryeprokurori Beka në një qendër votimi | Foto: KALLXO.com

Kryeprokurori Beka Vëzhgon Procesin Zgjedhor

Kryeprokurori i Prishtinës Imer Beka në ditën e balotazhit vizitoi një qendër votimi të vendosur në Shkollën “Abdurrahmon Gërguri” në Krushevc të Obiliqit.

Bëka tregoi për KALLXO.com se Prokuroria në Prishtinë po kujdestaron në Komunën e Prishtinës, atë të Podujevës dhe Obiliqit ku sot po zhvillohet balotazhi.

“Deri më tani nuk kemi asnjë problem. Jemi duke vëzhguar edhe ne, po shpresojmë që procesi i votimit të shkojë mirë sikurse tani”, tha kryeprokurori Beka.

Sot në 19 komuna të Kosovës po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa në Partesh po votohet për asamblenë komunale.