Ana Brnabiq. Foto: Beta/Milan Obradovic

Kryeministrja e Re e Serbisë me Fjalor të Vjetër Ndaj Kosovës

Deklarata e Brnabiq u bë në Kuvendin e Serbisë ku ajo paraqiti planin e qeverisë para se ajo të votohet nga deputetët në Kuvend.

Brnabiq, e cila u emërua kryeministre javën e kaluar nga Presidenti i ri serb, Aleksandar Vuçiq, tha se synim i qeverisë serbe është ruajtja e stabilitetit në atë që ajo e quajti “krahinë autonome e Kosovës dhe Metohisë” dhe vazhdimin e dialogut me përfaqësues të “institucioneve të përkohshme të Kosovës”

“Qëllimi është që të ruhet stabiliteti në krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, vazhdimi i dialogut me institucionet e vetëqeverisjes së përkohshme në Prishtinë, fuqizimi ekonomik i serbëve (të Kosovës) dhe vazhdimi i mbështetjes së kthimit. Urgjentisht duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe, ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e vitit 2008”, citon B92 të ketë thënë Brnabiq.