Kryeministria i'u Jep Përparësi Grave në Blerje të Veshjeve Elegante
Zyra e Kryeministrit të Kosovës bleu veshje elegante për zyrtarët burra të saj.
Por një javë më parë kjo zyrë u kishte blerë fillimisht zyrtareve gra.
Kontrata për blerjen e veshjeve elegante të femrave kushtoi mbi 90 euro me shumë se kontrata për veshjet elegante të burrave
Zyra e Kryeministrit të Kosovës kë bërë të ditur për publikun se së fundmi ka nënshkruar kontratë për blerjen e rrobave elegante për burra.
Vlera e përgjithshme e kontratës për blerjen e tyre është 898.60 euro. Për blerjen e tyre ZKM kishte ndarë 999 euro mjete nga buxheti i Kosovës.
Sipas njoftimit, për këtë tender Zyra e Kryeministrit përdori procedurën e vlerës minimale me kriter çmimin më të ulët.
Por një javë më parë, Kryeminsitria ishte kujdesur të blejë rroba elegante edhe për gratë. Në njoftimin e publikuar për nënshkrimin e kontratës thuhet se vlera e përgjithshme e kontratës është 989.82 euro.
Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në rrethojat e objektit qeveritar u vendosën kravata në shenjë proteste në deklaratat e kryeministrit.
http://kallxo.com/kravata-per-kryeministrin-rroge-te-dyfishuar/
Në aksionin “humanitar” ishin siguruar mbi 200 kravata.
http://kallxo.com/aksioni-humanitar-sigurohen-mbi-200-kravata-per-kryeministrin/