Zoran Zaev del nga Gjykata - Foto: Rtv21

Kryeministri Zaev Paraqitet në Gjykatë për Ryshfet

Seanca e rastit “Ryshfeti” është shtyrë për shkak se gjykatësja e cila udhëheq me lëndën, Dijana Grujevska-Ilievska nga dita e djeshme është në pushim mjekësor.

Kryeministri, Zoran Zaev, i akuzuar në këtë lëndë i cili ishte prezent në gjykatë u njoftua se seanca e ardhshme është caktuar për më 20 nëntor.

Njëkohësisht, gjykata e refuzoi kërkesën e mbrojtjes së Zaevit që incizimet e publikuara nga kabineti i tij të përjashtohen.

Avokatët mbrojtës nuk e përjashtojnë mundësinë që vendimin për këtë ta paraqesin në gjykatën e apelit.

Zoran Zaev ngarkohet për veprën penale ryshfeti gjatë kohës sa ishte kryetar i Strumicës, shkruan TV21. /21Media