Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Kryeministri Tregon Sa Pagoi një Darkë në Bruksel

Në Emisionin “Jeta në Kosovë” të transmetuar të enjten që shkoi, Kryeministri Ramush Haradinaj teksa foli për 100 ditëshin e punës së qeverisë, tregoi sa pagoi për një darkë për 13 persona në Bruksel.

“Vetëm një herë jam kanë në Bruksel, kam pagu biletë ekonomike, hotel korrekt, 700 euro darkë zyrtare me kartelë të kryeministrit. 740 euro për nja 12-13 veta të delegacionit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai është pyetur edhe për telefonat që ua ka blerë zyrës së tij, po tha se ata nuk janë telefona të shtrenjtë, por mesatarë.

KALLXO.com kishte shkruar për blerjen e telefonave nga Zyra e Kryeministrit.

Zyra e Kryeministrit Blen 3 ‘iPhone 7’ dhe 11 ‘Samsung’

Ndërsa kur u pyet për faturat e shpenzimeve të paraardhësve të tij, Ramush Haradinaj tha “ Nëse s’ka naj embargo ligjore, interesohna meniherë me i qit”.

BIRN-i kishte kërkuar qasje në shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit për dialogun e Brukselit dhe pasi nuk i ishte mundësuar kjo qasje, e kishte fituar gjyqin me këtë zyrë.

http://kallxo.com/birn-fiton-rastin-gjyqesor-ndaj-zyres-se-kryeministrit/

Deklaratën e Haradinajt për shpenzimet e darkës në Bruksel mund ta ndiqni në vijim.