Takimi i kryeministrit Haradinaj me drejtuesit e SBAhK-ut - Foto: KALLXO.com

Kryeministri Takim të Mbyllur me SBAShK-un

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), disa orë pasi që Sindikata paralajmëroi protesta në rrugë nëse Qeveria nuk reflekton rreth kërkesave të tyre.

Takimi po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura.

Me kërkesën e SBAShK-ut, në shumicën e shkollave të Kosovës sot është mbajtur grevë dyorëshe.

Mësimdhënësit e Kosovës po kërkojnë që të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në mes të SBASHK-ut dhe koalicionit qeverisës me 5 qershor 2017, veçanërisht po kërkojnë që në Kuvend të procedohet projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit për vitet 1990-1999.

http://kallxo.com/sbashk-u-paralajmeron-protesta-ne-rruge-nese-qeveria-nuk-reflekton/

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka vizituar Shkollën e Mesme Bujqësore  “Avdyl Frashëri” në Prishtinë, ku ka përgëzuar grevistët për unitetit, duke thënë se ky unitet ka dhënë frytet e para ngase kryeministri ka reflektuar dhe sot do të ketë një takim mes sindikalistëve dhe Ramush Haradinaj.