Isa Mustafa, kryetar i LDK-së. Foto: KALLXO.com

Kryeministri Mustafa Kritikon Presidentin Thaçi

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, e ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi lidhur me propozimin e këtij të fundit që Qeveria të ndajë 100.000 dollarë për familjet amerikane të prekura nga uragani “Marvey”.

Për këto çështje, ka theksuar Isa Mustafa, presidentët nuk komunikojnë me Qeverinë me “Facebook” të dielën, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj.

Si Kryeministër e kam konsideruar të dhembshme dhe serioze fatin e viktimave dhe mbi një milion njerëzve të zhvendosur nga përmbytjet në Houston. Prandaj edhe ndihmën që mund ta japë Kosova. Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielen, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj”, ka shkruar Isa Mustafa në profilin e tij në “Facebook”.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, presidenti Thaçi ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 dollarëve amerikanë në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga uraganai “Harvey”.