Kryeministri Haradinaj dhe ministri gjerman Sigmar Gabriel - Foto: Facebook

Kryeministri Haradinaj Takohet me Ministrin e Jashtëm Gjerman

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

Sipas Haradinajt, Gabriel ka dëshmuar mbështetjen e vazhdueshme gjermane për rrugën euro-atlantike të Kosovës dhe në veçanti në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“E njoftova mikun gjerman për zhvillimet në Kosovë, përfshirë përparimet në sundimin e ligjit dhe përmbushjen e obligimeve që burojnë nga MSA-ja”, ka thënë Haradinaj në një postim në profilin e tij në “Facebook”.

“Gjermania vazhdon të mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë”, ka shtuar shefi i Qeverisë.

“Ne jemi krenarë për miqësinë midis dy vendeve tona. Mirënjohës Gjermanisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në çdo kohë”, ka shkruar po ashtu Haradinaj.

14 Shkurt 2018 - 20:41

Dorentina Kastrati 14/02/2018 - 20:41
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend