Kryeministri Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Kryeministri do Dialog që Përfundon me Njohje

Kryeministri Ramush Haradinaj foli sot në Kuvend për dialogun e Brukselit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Albulena Haxhiu rreth marrëveshjes së drejtësisë.

“Nuk ka logjikë që Kosova me vazhdu dialog qe nuk i jep epilog njohjes së ndërsjellët”, tha Haradinaj.

Kryeministri më tutje marrëveshjen për drejtësi nuk e konsideroi perfekte.

Është ni nisje joperfekte, por nëse në këtë nisje si Kosovë jemi të qëndrueshëm, mund të rezultojë kjo në ligjshmëri të vendit. Integrimi i veriut nuk është i lehtë. Po du me besu që ia mundëson Kosovës shtritjen në veri”, tha Haradinaj për marrëveshjen e drejtësisë.

Ai në Kuvend foli sot edhe për numrin e zëvendësministrave në qeverinë e drejtuar prej tij, për të cilën gjë tha se nuk krenohet.

http://kallxo.com/haradinaj-nuk-lavderohem-numrin-e-zv-ministrave/