Gjykata Shtetërore e Bosnjes në Sarajevë, Foto: BIRN

Kroati i Bosnjës i Liruar nga Akuzat Ngre Padi për Dëmshpërblim

Ish-luftëtari kroat i Bosnjës, Pavo Glavas, i cili u lirua nga akuzat për përdhunimin e dy grave gjatë kohës së luftës, po padit Bosnjën dhe Hercegovinën për 75,000 euro për shkak të fitimeve që ai humbi gjatë kohës që u mbajt në paraburgim.

NDËRLIDHUR

Avokatja e Pavo Glavas, Branka Praljak, i tha gjykatës shtetërore në Sarajevë të mërkurën se klienti i saj, i cili u lirua nga akuzat për krime lufte dhe nga akuza për përdhunimi i dy grave në Odzak në vitin 1992, kishte nevojë për kompensim, sepse ai humbi të ardhurat nga puna e tij në Zvicër gjatë kohës që mbahej në paraburgim.

Ajo tha se Glavasi e kishte paditur tashmë shtetin dhe i ishin dhënë rreth 22,500 euro si kompensim për “dhimbjen psikologjike” që ai vuajti si rezultat i 17 muajve në paraburgim.

Megjithatë, gjykata refuzoi kërkesën e Glavasit për kompensim shtesë për shkak të fitimeve të humbura, por dhoma e apelit të gjykatës boshnjake më pas pranoi argumentin e tij dhe urdhëroi që çështja të dëgjohej përsëri.

Praljak propozoi të paraqiste si provë kontratën e punës së Glavasit nga Zvicra, një dokument që konfirmonte se ai humbi punën pasi u arrestua dhe konfirmimet e fitimeve të tij nga Zvicra për vitet 2013, 2014 dhe 2015.

Në seancë nuk morën pjesë zyrtarë që përfaqësonin shtetin.

Seanca kryesore për këtë çështje do të mbahet më 4 prill.

14 Shkurt 2018 - 20:06

Albina Sorguc, BIRN 14/02/2018 - 20:06
NDËRVEPRIMI6
Prishtina Insight