Heqja e pllakadës në Jasenovac. Foto: Screenshot/HRT.

Kroacia Heq Pllakatën me Slloganin Fashist

Autoritetet kroate të enjten në mëngjes hoqën pllakatën polemike me sloganin “Za dom spremni” (Gati për atdhe) nga një ndërtesë në komunën e Jasenovacit në Kroacinë qendrore, pranë vendndodhjes së ish-kampit të përqendrimit ushtash.

Heqja e pllakatës u krye nga punëtorë të një kompanie publike lokale në prani të policisë.

Pllakata u vendos në nëntor në nder të 11 ushtarëve të vrarë nga Forcat Kroate të Mbrojtjes në vitete 1990, HOS.

HOS e përdor thirrjen ustashe “Za dom spremni” si sloganin e saj zyrtar dhe ajo është gdhendur në stemën e tyre të njohur ligjërisht.

Pasi mediat raportuan për pllakatën në dhjetor, ajo shkaktoi reagime negative brenda dhe jashtë Kroacisë.

Ustashët vranë më shumë se 83,000 serbë, hebrenj, romë dhe antifashistë në kampin e Jasenovacit midis viteve 1941 dhe 1945.

Për muaj me radhë, partitë e vogla të koalicionit qeverisës – Partia Popullore Kroate dhe Partia e Pavarur Demokratike Serbe – i bënë thirrje partnerit të tyre kryesor, në atë kohë Bashkimit Demokratik Kroat, ta hiqte pllakatën dhe të zgjidhte çështjen e stemës së HOS-së.

Në një konferencë për shtyp në Zagreb të enjten, anëtarë të HOS thanë se pllakata do të vendosej në një vend përkujtimor në qytetin aty pranë të Novskës.

Boris Labasiq, kreu i Shoqatës së HOS për qytetin e Zagrebit, tha se veteranët e HOS nuk janë fashistë dhe se ata janë “të lidhur ekskluzivisht me Luftën për Atdhe”, emri zyrtar i luftës së Kroacisë në vitet 1990.

Ai shtoi se pllakata ishte vendosur ligjërisht me të gjitha lejet e nevojshme dhe se stema e HOS-së njihet ligjërisht.

“Ne do ta vendosim pllakatën e HOS-së në Novska në kujtim të kalorësve të vdekur (anëtarëve të HOS). Falënderojmë qeverinë dhe qytetin e Novskës. Pllakata gjithmonë do të jetë atje me stemën e HOS-së dhe “Za dom spremni” të shkruar në të,” tha ai.

Ai këmbënguli gjithashtu se “Za dom spremni” nuk do të hiqet nga stema e HOS.

Për disa ditë me radhë, ministra të ndryshëm janë takuar me përfaqësuesi të HOS-it në një përpjekje për të zgjidhur çështjen.

Qeveria ka thënë se legjislacioni i ri mbi sloganin ustash do të ndjekë rekomandimet e Këshillit për Ballafaqimin me Pasojat e Sundimit të Regjimeve Jo-Demokratike, i cili u ngrit në fillim të këtij viti.

Megjithatë, anëtarët e komisionit nuk kanë rënë dakord se ata do ta diskutojnë çështjen e sloganit “Za dom spremni”.

Në konferencën për shtyp që u mbajt të enjten, komandanti i njësisë HOS Rafael Boban, Marko Skejo, këmbënguli se pllakata duhet të qëndrojë në Jasenovac.

“Jasenovaci është Kroacia. Këta njerëz dhanë jetën për Jasenovacin. Nuk e kuptoj pse kjo tabelë s’do të qëndrojë atje,” tha Skejo, duke e përfunduar fjalimin e tij me sloganin “Za dom spremni”.