Kriza e Maqedonisë Është Bërë Ekzistenciale

Trazira politike afatgjatë e Maqedonisë ka marrë një kthesë dramatike për keq, duke e transformuar një krizë të korrupsionit dhe qeverisjes në një krizë shtetërore.

Presidenti Gjorge Ivanov refuzoi të mërkurën javën e kaluar t’i jepte një mandat qeverisës një koalicion partish politike të cilat i deklaruan objektivat në një status të zgjeruar për pakicën e madhe shqiptare në Maqedoni.

Ndërkohë, Ivanov ka lënë përkohësisht – dhe ndoshta edhe në mënyrë të përhershme- shqiptarët jashtë procesit politik, ku pasojat kërcënojnë të jenë të rënda.

Sfond të kësaj lëvizje ishin zgjedhjet e sponsorizuara nga BE-ja në dhjetor, të cilat u menduan se do t’i sjellin fund një krizë politike dy-vjeçare në vend.

Ideja ishte që të rivendosej legjitimiteti i qeverisë, pas zbulimeve të korrupsionit në partinë kryesore qeverisëse, VMRO-DPMNE.

Ose VMRO-DPMNE do të fitonte një mandat të ri demokratik ose Partisë Social Demokrate, LSDM në opozitë do të zgjidhej. Asnjë prej këtyre rezultateve nuk do të pengonte plotësisht situatën.

Megjithatë, as VMRO-DPMNE dhe as LSDM nuk fituan vende të mjaftueshme për të formuar një qeveri – madje edhe në koalicion me partinë kryesore shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, e cila humbi mjaft mbështetje për shkak të lidhjes së saj të gjatë me VMRO-DPMNE.

Në vend të kësaj, balanca e pushtetit është mbajtur nga dy parti të reja shqiptare, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilat bënë fushatë mbi një platformë të të drejtave për shqiptarët në atë që ata e konsideruan si një shtet të drejtuar kryesisht në interes të shumicës maqedonase.

Në pamundësi për të formuar një qeveri pa ndihmën e Besës dhe Aleancës për Shqiptarët, BDI iu drejtua për ndihmë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili i thirri krerët e partive të ndryshme shqiptare për një samit në Tiranë.

Nga ky samit rezultoi një deklaratë e përbashkët, që ka përcaktuar kushtet e partive shqiptare maqedonase për të hyrë në qeveri me partitë kryesore maqedonase.

Kjo deklaratë qe një dokument radikal. Ajo kërkoi që Maqedonia të ripërkufizohej si një shteti dykombëtar i përbërë nga dy partnerë të barabartë – maqedonasit dhe shqiptarët – në vend të një shteti maqedonas me një minoritet të toleruar shqiptarësh.

Kërkesat e saj më të lehta qenë e drejta e përfaqësimit proporcional për shqiptarët në institucionet e qeverisë, ku numri i tyre ka rënë, veçanërisht në shërbimet e sigurisë dhe gjyqësorit, dhe një pjesë proporcionale të të ardhurave buxhetore – një kërkesë kjo në fakt për përmbushjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001.

Në mënyrë më polemike, deklarata kërkoi përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe kudo në vend, jo vetëm në pjesën perëndimore ku mbizotërojnë shqiptarët; një debat mbi rishqyrtimin e flamurit, himnit dhe shtetërore simboleve; përfshirje të shqiptarëve në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit të Maqedonisë me Greqinë; dhe miratim të një rezolute në parlamentare ku duhej të dënohej gjenocidi i pretenduar kundër shqiptarëve në fillim të shekullit 20.

Nuk është çudi që këto kërkesa ishin ‘të mallkuara’ për popullatën maqedonase në shumicë, e cila është e angazhuar në një projekt të ndërtimit të një shteti kombëtar të bazuar në ortodoksinë sllave, gjuhën maqedonase dhe racën e supozuar me prejardhje nga Maqedonia e lashtë – projekt më i dukshëm grafikisht nga rindërtimi i Shkupit sipas imitimit të stilit klasik.

Hendek shumë i gjerë për t’u kapërcyer

Kjo çoi në mënyrë të pashmangshme në ndërlikime për formimin e një qeverie. Në fillim shqiptarët, e udhëhequr nga BDI, filluan negociatat me VMRO-DPMNE, duke e bërë çështjen e të drejtave gjuhësore të panegociueshme.

Kur negociatat dështuan, partitë shqiptare u kthyen më pas nga LSDM, e cila këmbënguli se nuk do të kishte ndryshime në kushtetutë. Në fund, megjithatë, ajo ra dakord për një ligj të ri për gjuhën dhe njoftoi presidentin se kishte firmat e nevojshme për të formuar një mazhorancë qeveritare.

Me të ndodhur kjo mijëra maqedonas etnikë dolën në rrugë për të protestuar kundër asaj që sipas tyre ishte kapje e shtetit të Maqedonisë nga ana e shqiptarëve etnikë, organizuar nga Tirana dhe mbështetur nga politikanët e pabesë të LSDM, të cilët ishin të gatshëm të shisnin vendin për hir të pushtetit.

Ka disa paqartësi në lidhje me identitetin e këtyre protestuesve. Shumë prej tyre janë padyshim anëtarët dhe klientët e VMRO-DPMNE, e cila dëshiron dëshpërimisht të parandalojë formimin e një qeverie të udhëhequr nga LSDM dhe daljen në opozitë të partisë.

Megjithatë, grupi kryesor i organizimit të protestave, Iniciativa Qytetare për Maqedoninë e Bashkuar, mohon lidhjet me VMRO-DPMNE dhe ka të ngjarë që të ketë një mbështetje të gjerë. Një sondazh në janar zbuloi se 90 për qind e maqedonasve etnikë janë kundër një ligji të ri të gjuhës dhe protestat u fuqizuan më shumë nga një reagim i gjerë nacionalist.

Në këtë kontekst presidenti Ivanov, një nacionalist i moderuar i afërt me VMRO-DPMNE, refuzoi t’i japë një mandat për qeverinë e re LSDM. Të mërkurën e javës së kaluar, ai theksoi edhe rrezikun ndaj integritetit të Maqedonisë në raste se vendi bëhet një shtet dykombësh, si dhe raportoi shkelje të sovranitetit me pranimin e një platforme politike e cila sipas tij ishte shkruar nga një qeveri e huaj.

Në këtë mënyrë, megjithatë, ai e ka zhytur Maqedoninë në një fazë të re dhe më të rrezikshme të krizës së gjatë politike.

Shpresa e vetme varet te qetësia e shqiptarëve

Se çfarë do të ndodhë më tej është një çështje e panjohur. Në rastin më të mirë, diplomatët perëndimorë do të arrijnë me sukses t’i ushtrojnë presion aktorët kryesorë që të bëjnë kompromis, partive shqiptare që të tërheqin kërkesat e tyre për një shtet dykombësh, të paktën tani për tani, dhe që Ivanov të njohë legjitimitetin e ankesave të shqiptarëve.

Më pas, Ivanov do të kërkonte për një marrëveshje që do të lejonte vazhdimin e ndarjes ndëretnike të pushtetit, ku ngulojnë shqiptarët në vend.

Në çastin e duhur, ai do të fillonte një dialog midis maqedonasve dhe shqiptarëve për krijimin e një shteti më të barabartë. Në këtë mënyrë, ai mund ta transformojë atë që është aktualisht një ultimatum nga ana e partive shqiptare në një proces formal të negocimit të dhënies dhe marrjes nga të dyja anët.

Megjithatë, perspektivat e afërta të një zgjedhjeje janë të kufizuara. Në deklaratën e tij, Ivanov ka thënë se ai nuk do të tërhiqet larg “sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia” e Maqedonisë.

Njëkohësisht, nuk ka shpresë që shqiptarët të tërhiqen në mënyrë menjëhershme. Edhe në qoftë se BDI do të bindet të ndjekë një qasje diplomatike, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët që janë më ideologjike ngulin këmbë te elementët kyç të deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.

Ndërkohë, mekanizmat e aktorëve të jashtëm për të krijuar rezultate të brendshme janë zbehur, veçanërisht te VMRO-DPMNE dhe mbështetësit e saj, të cilët i kanë akuzuar diplomatët perëndimorë se kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë.

Nëse ky skenar nuk ofron rezultat, atëherë Maqedonia mbase do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda disa muajve atëherë kur në vend do të mbahen zgjedhjet lokale të planifikuara.

Për fat të keq, gjithsesi kjo nuk mund të ofrojë shumë zgjidhje për problemin. Sondazhet tregojnë se  një rezultat i ngjashëm me zgjedhjet e dhjetorit të kaluar do të përsëritet, ndërsa zgjedhjet e reja nuk do të bëjnë asgjë për të kapërcyer këtë ngërç, ku kushtet shqiptare janë të papranueshme për shumicën e maqedonasve.

Kjo ngre mundësinë e një skenari shumë më të rrezikshëm ku VMRO-DPMNE dhe Ivanov, të mbështetur nga konservatorët e Maqedonisë në vend dhe Rusia jashtë vendit, do të përjashtojnë shqiptarët nga qeveria në formë të pacaktuar duke penguar kërkesat e tyre.

Çështja është se si do të reagonin shqiptarët. Idealisht, një kombinim i presionit politik ndërkombëtar dhe lokal do të çonte në zgjedhjen graduale dhe shqiptarët nuk do të bënin asgjë drastike ndërkohë.

Por në qoftë se bllokimi zvarritet, ekziston rreziku që shqiptarët të përqendroheshin te barazia e partneritetit me maqedonasit, duke krijuar një entitet shqiptar në perëndim të vendit, të cilin ata do të mund të drejtonin sipas interesave të tyre.

Me disa ndryshime, kjo do të përbënte një përsëritje të rrethanave që çuan në konfliktin civil në vitin 2001, kur ushtria maqedonase u përpoq të marrë kontrollin e territorit nga shqiptarët të cilët kishin rrëzuar autoritetin e pushtetit qendror.

Edhe më keq, do të ishte nëse kjo dramë do të zhvendosej jashtë në një kohë kur tensionet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovën fqinje janë të larta. Vetëm një radikal optimist do të vinte bast se dy mosmarrëveshjet paralele mes shqiptarëve dhe sllavëve nuk do të bashkoheshin.

Rreziku i rrëshqitjes në humnerë

Aktualisht pyetja është se kush do ta bëjë lëvizjen e radhës. Javën e kaluar lideri i BDI-së u bëri thirrje shqiptarëve të mos marrin ndonjë hap që mund të transformojnë një “krizë të sistemit në një konflikt etnik” dhe Besa ka kërkuar gjithashtu “vetëpërmbajtje dhe kujdes”. Të dyja partitë mund të parashikojnë një situatë ku veprim i nxituar i shqiptarëve do të provokonte një reagim armiqësor nga maqedonasit e zemëruar.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE dhe nacionalistët maqedonas vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë, duke ndjekur taktikat që mund të sjellin atë që ata duan të shmangin – një ndarje de facto të shtetit maqedonas.

Dy vjet më zbulimet e para të korrupsionit, kriza politike në Maqedoni është bërë tashmë e një natyre ekzistenciale. Shpresa më e mirë për stabilitet është gatishmëria e palëve lokale për t’u tërhequr nga gremina dhe për të shmangur një përshkallëzim që mund të rezultojë në dhunë.

Por me influencën e kufizuar të perëndimit dhe vendin e ndarë nga ndikimi i krizës politike, nuk ka garanci për një fund të lumtur. Politikëbërësit kudo duhet të përgatiten për më të keqen.

 

Mendimet në rubrikën e opinioneve i përkasin autorit dhe jo domoshmërisht përkojnë me ato të BIRN.