Mbledhja e Komisionit për komunitete | Foto: KALLXO.com

Krijohet Komision për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit për Festa

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka krijuar komisionin për nismën legjislative për plotësim dhe ndryshim të Ligjit nr.03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Komisioni që do të ndryshojë dhe plotësojë Ligjin për Festat Zyrtare përbehet nga Veton Berisha kryetar dhe anëtarët Myfera Shinik, Danush Ademi, Sasha Milosavleviq dhe Xhelal Sveçla.

Gjatë mbledhjes së komisionit Veton Berisha propozoi që dita e komunitetit egjiptas të njihet si festë zyrtare.

“Dita e komunitetit egjiptas 24 qershor të hyjë në Ligjin për Festat Zyrtare. Kërkoj të me përkrahni që kjo ditë të jetë legale ashtu siç e kanë edhe komunitetet e tjera”, tha Berisha.

Ndërsa Igor Simiq tha se komisioni ka të drejtë ta ndryshojë dhe plotësojë Ligjin për Festa Zyrtare.

Në vitin 2015 ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Festa Zyrtare kishin shkuar në Kuvend, por nuk kishin kaluar.

http://kallxo.com/projektligji-per-festa-zyrtare-nuk-kalon-ne-kuvend/