Krijimi i Kushteve të Punës Apo Fyerjet Mbyllën Komisionin?

Xhavit Haliti e Donika Kadaj-Bujupi dhanë arsye të ndryshme pse u mbyllën për medie mbledhjet e Komisionit për Stabilizim-Asociim.

Kryetari i këtij komisioni, Xhavit Haliti, tha se komisioni u mbyll për t’u krijuar kushte për punë.

“Besoj që kjo nuk i bën dëm as transparencës para mediave dhe nuk i bën dëm as interesit publik në përgjithësi. Nuk ka qëllim që të izolohen mediat, nuk ka qëllim që po flasim diçka që nuk është e pranueshme, qëllimi kryesor është që ne të kemi kushte pune për t’i kry detyrat tona”, tha Haliti.

Por anëtarja e Komisionit pr Stabilizim-Asociim Donika Kadaj-Bujupi dha arsye tjera pse u mbyll takimi i sotëm.

Pas tij, para gazetarëve foli edhe anëtarja e këtij komisioni Donika Kadaj-Bujupi. Ajo tha se arsyet e mbylljes së këtij komisioni  janë talljet e fyerjet që janë bërë prapa dyerve të mbyllura.

“Konsideroj që takimet e tilla të mbyllura në fakt prodhojnë mungesë të përgjegjësisë dhe llogaridhënës. Takimi i sotëm është përcjellë me tallje, fyerje, me joseriozitet dhe kjo është arsyeja pse këta po insistojnë që t’i mbyllin takimet”, tha Donika Kadaj-Bujupi.

Ajo tha se rregullorja e kuvendit parasheh që të gjitha komisionet të jenë të hapura, përveç kur flitet për sigurinë nacionale ose kontratat komerciale që mund të rrezikojnë ekonomikisht vendin.

Sot në Komisionin për Stabilizim-Asociim raportuan ministrat Blerand stavileci, Mimoza Ahmetaj, Hykmete Bajrami e Dhurata Hoxha.

http://kallxo.com/mbyllet-komisioni-ku-raportojne-kater-ministra/

Mbledhja e këtij komisioni ishte e mbyllur për medie edhe kur të hënën raportuan ministrat Enver Hoxhaj e Ferat Shala.

http://kallxo.com/enver-hoxhaj-flet-per-zgjedhjet-e-serbise-ne-kosove-dhe-sfidat-rajonale/