Kreshnik Gashi: Prokurorët e Gjykatësit Nuk e Lënë EULEX-in të Largohet

Redaktori i emisionit “Drejtësia në Kosovë”, Kreshnik Gashi, tha se janë prokurorët dhe gjykatësit kosovarë ata që nuk e lejojnë EULEX-in t’i tërheqë nga Kosova prokurorët dhe gjykatësit e vet.

“EULEX-in në Kosovë po e mbajmë vetë. Arsye pse EULEX rri në Kosovë është se çdo ditë ka prokurorë e gjykatës vendorë të cilët i thonë EULEX-it të vazhdojë të rrijë në Kosovë, të marrë raste të reja sepse ne nuk po mundemi”, tha Gashi gjatë debatit në emisionin “Jeta në Kosovë” në të cilin u debatua për aksionin e djeshëm të policisë ndaj dyshimeve për tjetërsim pronash.

Gashi tha se ULEX është menduar të jetë 4-5 vjet në Kosovë deri atëherë kur vetë kosovarët do ta ndërtonin një sistem normal gjyqësor e prokurorial.

“Nuk jemi duke bërë sistem normal gjyqësor e prokurorial i cili ka njerëz me kredibilitet të lartë”, tha Kreshnik Gashi.