Krasniqi: VV të Tregojë a e Ka Formuar PDK-ja

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së kolegut të tij nga Vetëvendosje, Gkauj Konjufca, i cili tha se PDK e ka formuar Listën Serbe.

“Edhe për juve VV thonë herë i ka formu SHIK-u, e herë PDK-ja. Hajde kallëzoni a ju kena formu na? Jo vallahi s’i kem formu na, as këta e as Listën Serbe. S’kem qare pa i pasë në Qeveri se janë kategori kushtetuese, që këtë Kushtetutë krejt na bashkë e kem bo”, tha deputeti Krasniqi.

KALLXO.com po e transmeton LIVE seancën që ka nisur afro tetë orë më parë.