Memli Krasniqi - Foto: KALLXO.com

Krasniqi: Shqetësues Mbetet Qëndrimi i LDK-së për Demarkacionin

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Projektligjin për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi si PDK do ta votojnë në mënyrë unanime.

“Besojmë që deklarata e dy presidentëve ka qenë vlerë e shtuar që i ka krijuar mundësi këtij konsensusi më të gjerë”, tha Krasniqi pas mbledhjes në të cilën seanca për Demarkacionin u vendos për nesër në ora 11:00.

“Shqetësuese mbetet qëndrimi i LDK-së. Në Komisionin për Punë të Jashtme ku do të votohej Projektligji, deputetët e LDK-së nuk kanë marrë pjesë në votim dhe ne nuk dimë si do të votojnë, a është ky ndryshim qëndrimi”, theksoi shefi i grupit parlamentar të PDK-së

Memli Krasniqi tha se sa i përket PDK-së, 23 vota janë në favor, ndërsa dëshira e tij është që Projektligji të kalojë me votat e shqiptarëve.