Deklarimi i Memli Krasniqit pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Krasniqi: Nganjëherë në Politikë Krijohen Tema të Paqena

Memli Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se në politikë nganjëherë krijohen tema të paqena.

“Kaniherë është e kuptueshme në politikë me u kriju tema të paqena, për me ju ikë temave të qena”, tha Krasniqi.

Ai foli më pas rreth vendimeve që u morën në lidhje me Komisionin për Stabilizim- Asociim.

Tha se opozita do të përfaqësohet dhe do të jetë pjesë e vendimmarrjes në komision.

“Është hera e parë që na i japim hapsinë opozitës me marrë pjesë edhe me qenë pjesë e vendimmarrjes”, tha Krasniqi.

Ai foli edhe për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Tha se ajo ende nuk u ka shkuar deputetëve në kutitë e tyre postare.

“E kam deklaru disa herë, që nuk jam i sigurt që i kemi numrat”, tha Krasniqi.

KALLXO.com transmetoi live deklarimin e Memli Krasniqit.

Më herët KALLXO.com shkroi se Glauk Konjufca e lëshoi demonstrativisht mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

http://kallxo.com/konjufca-leshon-demonstrativisht-mbledhjen-e-kryesise-se-kuvendit/