Foto: Facebook

Krasniqi: Në Kuvend S’Duhet të Vazhdojnë Debatet nga Studiot Televizive

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës KDI)reagoi pas përplasjes për milionat mes Xhavit Halitit e Anton Qunit

“Kuvendi i Kosovës nuk është arenë për qërim të hesapeve personale, as vazhdim të debateve nga studiot televizive”, shkroi Krasniqi në facebook.

Ai përplasjet e tilla i quajti spektakle.

“Të mjerueshme këto spektaklet që çdo ditë po iu servohen qytetarëve. Mandej presim që këtu të diskutohen problemet tona e të gjinden zgjidhjet”, përfundoi Krasniqi.

Xhavit Haliti e Anton Quni polemizuan sot në Kuvend rreth një deklarate të deputetit të LDK-së të dhënë Televizionin “T7” mbrëmë.

Quni mbrëmë deklaroi se Haliti i kishte marrë tetë milionë euro nga Ahmet Krasniqi, ish-ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në ekzil në kohën kur Haliti ishte përfaqësues i UÇK-së.

Sot në Kuvend Haliti këtë pretendim të Qunit e cilësoi “gënjeshtër të kulluar”, ndërsa Quni tha se do t’i argumentojë ato që tha.

http://kallxo.com/video-polemika-e-xhavit-haliti-e-anton-qunit-per-tete-milione-markat-per-uck-ne/

KDI-ja e monitoron vazhdimisht punën e Kuvendit të Kosovës.