Memli Krasniqi | Foto: KALLXO.com

Krasniqi Konfirmon 78 Vota për Demarkacionin

Sipas Memli Krasniqit, shefit të grupit parlamentar të PDK-së për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi janë konfirmuar 78 vota.

“Deri tash janë të konfirmume 78 vota, deri nesër kur demarkacioni të hidhet në votim presim të bëhen votat e nevojshme për miratim”, tha Krasniqi.

Ai u pyet se ku do të sigurohen edhe dy votat që duhen për të kaluar marrëveshja në Kuvend.

“Në Kuvendin e Kosovës prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës, prej atyre që do të jenë racionalë për i qit interesat e qytetarëve të Kosovës pa dallime para interesave të tyre partiake, ose politike”, tha Krasniqi.

Ai deklaroi se mbledhja e sotme e Kryesisë më shumë është marrë me organizimin e seancave të reja dhe vazhdimin e atyre të vjetrave.

Edhe sot, sikurse edhe gjashtë ditë më parë në mbledhje nuk kishte përfaqësues të Listës Serbe.