Pamje nga mbledhja e sotme e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

KQZ Vendos të Rinumërohen Votat e Një Vendvotimi në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të rinumërohen votat në vendvotimin 2008A/01R në Prizren, ku sipas Burim Ahmetajt koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve ka mospërputhje. Sipas tij, edhe KKZ e ka identifiku këtë problem.

KQZ po ashtu miratoi kërkesën e QNR-së për anulimin e 22 zarfeve me fletëvotimeve me kusht.

Ahmetaj tha se nga procesimi i të dhënave nga formularët e rezultateve kemi 98.49 të formularëve të rezultateve të procesura në bazën e të dhënave.

“Votat me kusht që konfirmohen do të numërohen, e ato që vërtetohet se kanë votuar më shumë se një herë do të refuzohen”, tha ai.

“Jemi në proces dhe nuk mund të themi se do të kryhen shumë shpejt. Do të na duhet edhe dita e nesërme që t’i kompletojmë këto dy procese”, theksoi koordinatori i QNR-së.