Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla

KQZ Tregon Kur Do të Shpallen Rezultatet Përfundimtare në Istog

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, tha në një konferencë për media se sipas rezultateve preliminare që kanë ardhur nga të gjitha vendvotimet, pra nga 63 vendvotime të komunës së Istogut, kandidati Gani Dreshaj nga AAK ka fituar 10.241 vota apo 50.1 për qind, ndërsa kandidati i LDK-së, Haki Rugova, ka fituar 10.189 vota apo 49.9 për qind.

“Këto janë rezultatet preliminare dhe ndërkohë, pasi të pranohet materiali i ndjeshëm nga komuna e Istogut, do të numërohen edhe votat me kusht, votat me postë, dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Pastaj do të publikohet rezultati përfundimtar”, tha kryetarja Daka.

Po ashtu, ajo tha se nga ora 19:00 rrjedh afati 24-orësh që të gjithë ata që kanë ankesa për ditën e zgjedhjeve mund të ankohen pranë PZAP-së.

http://kallxo.com/rezultati-zyrtar-i-istogut/

Ndryshe, qytetarët e komunës së Istogut votuan sot për kryetarin e tyre.

Në garë ishin Haki Rugova dhe Gani Dreshaj i AAK-së.

Votimi i sotëm është përsëritje e balotazhit të 19 nëntorit.

Në votimet e rrethit të parë, Rugova e Dreshaj kishin marrë më së shumti vota, por jo të mjaftueshme sa për të fituar zgjedhjet e 22 tetorit.

Pas balotazhit LDK ishte ankuar për parregullsi me votat nga jashtë dhe Gjykata Supreme ka vendosur për përsëritjen e balotazhit.