Foto: Atdhe Mulla

KQZ: Sot Votuan 43.82 Për Qind e Votuesve

Në konferencën e katërt për media, Komisioni Qendror Zgjedhor njoftoi se në zgjedhjet e sotme lokale kanë votuar 812 mijë e 157 votues apo 43.82 për qind të votuesve.

Në këtë përqindje nuk janë përfshirë votat me kusht, të cilat do të numërohen në fund, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Ajo theksoi se nuk ka pasur ndonjë parregullsi që do ta cenonte procesin zgjedhor.

E pyetur për ndërprerjen e rrymës në qendra të ndryshme votimi, ajo tha se nuk janë raportuar në KQZ raste të tilla.

KALLXO.com raportoi sot për ndërprerjen e energjisë elektrike në Hereq të Gjakovës.

http://kallxo.com/keds-rregullon-rrymen-ne-qendren-e-votimit/

Dhe menjëherë pas këtij raportimi kanë reaguar njësitë e KEDS-it dhe e kanë rregulluar.