Një qytetar duke votuar - Foto: Atdhe Mulla

KQZ Publikon Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Sipas kryetares së KQZ-së, në zgjedhjet për kryetarë komunash dhe për anëtarët e kuvendeve komunale kanë marrë pjesë 44.1 për qind e 1.890.952 votuesve të regjistruar.

Daka njoftoi se rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 19 komuna më 19 nëntor.

Sipas kryetares së KQZ-së, në këtë rund të drejtë vote kanë 1.353.613 votues.

Ndërsa, numri i qendrave të votimit në të cilat do të votohet është 614 me gjithsej 1.777 vendvotime.

“Nga ku moment rrjedh afati 24 orësh ku kandidatët dhe subjektet politike mund të paraqesin ankesa dhe parashtresa ne PZAP”, tha Daka.

Rezultatet përfundimtare për të gjithë kandidatët për kryetar të të gjitha komunave mund t’i gjeni në këtë link.