Zgjedhjet | Foto: Atdhe Mulla

KQZ Nesër Publikon Rezultatet për Kryetarë të Komunave

Komisioni Qendrori Zgjedhjeve (KQZ) konfirmoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta nga Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se në Zgjedhjet për Kryetar Komune, numri i përgjithshëm votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të konfirmuara, ka qenë rreth 11 mijë.

Ai tha se KQZ do t’i shpallë nesër rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetar Komune.