KQZ: Janë Hapur të Gjitha Vendvotimet

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.

Në të gjithë Kosovën numri i Qendrave të Votimit është 889 me gjithsej 2,490 vendvotime.

Sipas një njoftimi të KQZ-së, kryetarja Daka njoftoi se me kohë janë hapur të gjitha vendvotimet.

Ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Sipas listës përfundimtare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është 1 milion e 872 mijë e 471 votues.