Mbledhja e KQZ. Foto: Kallxo.com

KQZ i Heq Akreditimin 23 Vëzhguesve

Komsioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka hequr 23 vëzhgues nga lista e atyre që kishte certifikuar në mbledhjet e kaluara.

NDËRLIDHUR

Këta të fundit janë larguar për shkak të pjesëmarrjes së tyre të drejtpërdrejtë në zgjedhje si kandidatë.

Kryeshefi Ekzekutiv i KQZ-së Enis Halimi ka thënë se pas heqjes së akreditimit të vëzhguesve, partitë ku ata bëjnë pjesë janë të obliguara t’i kthejnë në KQZ kartelat e tyre.

Përveç kësaj është marrë vendim që të rritet numri i vëzhguesve i cili ka arritur në 32500. Sipas Kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, ky numër do të rritet edhe më tej.

Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për sloganet e muzikën në sfond të spotit të KQZ-së dhe ngjyrat e posterit që do të përdoret nga ky institucion për zgjedhjet lokale.

Gjatë kësaj mbledhje u vendos se slogani i zgjedhjeve lokale të cilat mbahen më 22 tetor i cili do të jetë “Për Komunën tënde! Voto!”.

09 Tetor 2017 - 13:25

Ardit Kika 09/10/2017 - 13:25
NDËRVEPRIMI0