KQZ Fillon Përgatitjet për Organizimin e Zgjedhjeve

Në këtë mbledhje, kryetarja dhe anëtarët e KQZ-së shprehën përkushtimin e tyre në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

KQZ u dakordua për të ftuar organizatat dhe asociacionet ndërkombëtare, pjesë e të cilave është ajo, për të vëzhguar këtë proces zgjedhor.

Po ashtu, KQZ miratoi Planin e Buxhetit për organizimin e zgjedhjeve. Buxheti i aprovuar është në vlerën 4 milionë e 944 mijë e 900 euro.

Sipas një komunikate të KQZ-së, shuma e planifikuar e mjeteve ka të bëjë me prodhimin e materialit zgjedhor; transportimin e materialit sensitiv dhe josensitiv, trajnimin e Këshillave të Vendvotimit, pagesat për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, pagesat për anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve dhe stafin tjetër ndihmës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në ligj, mori vendim që të shkurtojë afatet kohore për organizimin e këtyre zgjedhjeve në përputhje me rrethanat.

Pas këtij vendimi, KQZ miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Sipas vendimit të KQZ-së për caktimin e afateve të aktiviteteve, disa nga afatet kohore janë si në vijim: Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundojë më 19 maj 2017; afati i tërheqjes së shortit për renditjen në fletëvotim do të mbahet më 27 maj; afati për të caktuar kufizimin e shpenzimeve për fushatë fillon më 11 maj dhe mbaron më 15 maj; fushata Zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë më 31 maj dhe do të përfundojnë më 9 qershor 2017.

Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhgueseve do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundojë më 4 qershor 2017.

Ndërsa, aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj 2017.

Ndryshe, presidenti i Kosovës shpalli sot datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

http://kallxo.com/presidenti-zgjedhjet-11-qershor/

Vendimi i presidentit Hashim Thaçi vjen pas dekretit të djeshëm përmes të cilit ai ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës, pak orë pasi deputetët rrëzuan përmes mocionit të votëbesimit Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

http://kallxo.com/presidenti-shperben-kuvendin/