Foto: Atdhe Mulla

KQZ: Deri në Orën 15:00 Votuan 28.91% e Qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 533 mijë e 733 ose 28.91% e qytetarëve me të drejtë vote.

Krahasuar me zgjedhjet lokale të datës 3 nëntor 2013, deri përafërsisht në të njëjtën kohë kanë votuar 568 mijë e 709 votues apo 31.96 përqind.

Komuna e Mamushës ende prinë me daljen më të madhe të qytetarëve në votime me 54.56% e tyre, pastaj komuna e Kllokotit me 45.38% të votuesve ndërsa si komunë e tretë me pjesëmarrje në votime radhitet komuna e Shtërpcës me 40.65% e qytetarëve me të drejtë vote.

Përkundër këtyre komunave me pak pjesëmarrës deri më tani ka Komuna e Skenderajt me vetëm 19.95% e qytetarëve, pastaj vjen komuna e Dragashit me 22.90% dhe ajo e Rahovecit me 25.24% e qytetarëve, shkruan rtv21.tv.

Kujtojmë se në këto zgjedhje kanë të drejt vote 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë, në 38 komuna të Kosovës. /21Media