Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

KQZ Certifikoi Këto Subjekte Politike dhe Këta Kandidatë

Në këtë link mund të gjeni listën e subjekteve politike shqiptare dhe kandidatëve të tyre të certifikuar nga KQZ për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Ndërsa, KQZ ka certifikuar këto subjekte politike nga komunitetet pakicë: Strank Demokratske Akcije (SDA), Bošnjacka Stranka Demokratske Akcije Kosova (BSDAK), Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Demokratska Stranka Vatan (DSV), Ujedinjena Stranka Bošnjaka (USB), Centar Demokratske Unije (CDU), Partija Kosovskih Srba (PKS), Aktivna Gradjanska Inicijativa (AGI), Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Napredna Snaga Kosova, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Gradjanska Inicijativa Gore, Gradjanska Inicijativa Srpska Lista, Kosova Türk Adalet Partisi, Progresivna Demokratska Stranka, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Pokret za Gora, Kosova Demokratik Türk Partisi, Samostalna Liberalna Stranka, Jedinstvena Goranska Partija, Srpski Patriotski Savez dhe Gieromendje Alternativa.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi në këtë mbledhje që të bëjë certifikimin vetëm të subjekteve politike, ndërsa kandidatët e tyre do të certifikohen më së largu deri ditën e nesërme (e mërkurë).

Duke folur për periudhën e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë vendit, e cila është përmbyllur më 22 maj, Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi, bëri të ditur se numri i aplikacioneve për regjistrim është 11 mijë e 818.

Anëtarët e KQZ-së shprehën falënderim për interesimin e madh të diasporës për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, ndërsa inkurajuan shërbimin e votuesve për të shqyrtuar të gjitha aplikimet e pranuara.

http://kallxo.com/rrustemi-policia-te-merret-aplikacionet-e-ardhura-nga-serbia/