KQZ - Foto: KALLXO.com

KQZ Caktoi Datën për Rivotimin në Istog

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që më 17 dhjetor të mbahet rivotimi për rundin e dytë e zgjedhjeve për kryetar në komunën e Istogut.

Ndërsa, fushta zgjedhore fillon më 11 dhjetor deri më 15 dhjetor.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se vendimi i PZAP-it është i plotfuqishëm duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme që obligon për përsëritje të rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut, pas gjetjes së parregullsive në votat me postë.

Në këtë garë janë Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së/21Media.