Prokurori i krimeve të rënda në Prizren - Foto: KALLXO.com

KPK: I Patolerueshëm Kërcënimi i Prokurorit Sefa

Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Mehdi Sefa.

KPK e cilëson të patolerueshëm kërcënimin ndaj prokurorëve lidhur me punën e tyre zyrtare.

“Për ne si Këshill aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve, janë të patolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KPK.

KALLXO.com raportoi dje ekskluzivisht për kërcënimin që i është bërë prokurorit Sefa në zyrën e tij, lidhur me një rast që ai kishte përfaqësuar.

http://kallxo.com/kercenohet-prokurori-krimeve-te-renda-ne-prizren/

Këshilli Prokurorial i Kosovës u zotua se  kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton.