KPK, Mbledhja e 149-të

KPK, Nis Punën në Hartimin e Kodit të Etikës për Prokurorë

Dy grupe punuese, janë themeluar nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ai për për hartim të Kodit të Etikës për Prokurorë dhe Grupin Punues për hartim të Planit Strategjik 2019-2023.

Këto vendime janë marrë sot në mbledhjen e 149 të Këshillit Prokurorial të udhëhequr nga kryesuesi Blerim Isufaj.

Në takimin e sotëm kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së, prokurori Zejnullah Gashi ka prezantuar aktivitetet e këtij komisioni për vitin 2017.

Ndërsa, kryesuesi Blerim Isufaj ka paraqitur Raportin e punës për vitin 2017 të Këshillit Prokurorial të Kosovës, raport i cili u miratua nga ky institucion.

Në takimin e sotëm drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi ka prezantuar Raportin vjetor të administratës të sistemit prokurorial të Kosovës, ku pas diskutimeve anëtarët e KPK-së e miratuan këtë raport.

Anëtarët e KPK-së, gjatë këtij takimi kanë marrë vendim për shpalljen e konkursit për Drejtor të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.