Kosumi Flet për 'Mysafir në Sofër'

Kosumi që ishte Kryeministër nga marsi 2005 e deri në mars 2006, në gjykimin e dy ish-ministrave të kulturës dhe dy producentëve pranoi se u takua me të akuzuarin Armond Morina për ta diskutuar një projekt filmik.

“Unë kam njohuri për projektin filmik ‘Mysafir në Sofër’ pasi kam pritur një producent të huaj dhe producentin Armond Morina,” tha në gjykatë Kosumi.

Ai u ftua si dëshmitar nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa deklaroi se u takua me producentët ngase filmi kishte të bënte me luftën e Kosovës.

“Në takim u bisedua për një projekt filmik qe për teme do të ketë luftën e Kosovës. Atëherë si Kryeministër dhe sot mendoj kështu, ka qenë i mirëseardhur çdo projekt i tillë. Unë nuk e di a është përkrahur ai projekt nga qeveria më vonë,” tha Kosumi.

Ai tregoi se shkroi një letër në përkrahje të Filmit “Mysafir në Sofër”.

“Unë e kam shkruar një letër ku e kam shprehur përkrahjen time që të ju shërbej producentëve për me gjetë donacione. Po ashtu kam lënë të hapur mundësinë që edhe qeverai me e përkrahë. Sipas procedurave buxhetore i takonte Ministrisë së Kulturës, ose në procedura të jashtëzakonshme qeveria mund të merret vendim të veçantë për përkrahje të filmit,” shpjegoi Kosumi.

Pastaj në seancë Arianit Koci, avokati i Armond Morinës ia paraqiti Bajram Kosumit një shkresë, të cilën Kosumi e komentoi.

“Kjo është një shkresë-dokument zyrtar i Zyrës së Kryeministrit që është në gjuhën angleze. Këtu përmendet takimi që kemi pasur me producentët, kënaqësia ime për këtë projekt dhe mundësia me e përkrahë këtë projekt,” tha Kosumi.

14:39

Astrit Haraqija, Valton Beqiri, Armond Morina e Nehat Fejza u deklaruan të pafajshëm në lidhje me akuzat për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Në seancën e sotme prokurori, por edhe mbrojtja dhe vetë të akuzuarit u mbetën besnikë fjalëve hyrëse të mëparshme.

14:19

Ish-Kryeministri Bajram Kosumi pritet të dëshmojë në gjykimin e dy ish-ministrave të kulturës.

Pritet të nisë seanca ndaj dy ish-ministrave dhe dy producentëve filmikë pasi Gjykata e Apelit ktheu në rigjykim këtë çështje.

Në ditën e sotme është ftuar të dëshmojë ish-Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi që ndodhet tashmë në sallë.

Kosumi pritet të dëshmojë në lidhje me disa takime që i ka pasur rreth filmave “Mysafir në Sofër” dhe “Ndjekja e Larës” në kohën sa ishte Kryeministër.

Bajram Kosumi në gjykimin e ish-ministrave | Foto: KALLXO.com
Bajram Kosumi në gjykimin e ish-ministrave | Foto: KALLXO.com

Ish-ministrat e Kulturës Astrit Haraqija e Valton Beqiri në dhjetor të vitit të kaluar u dënuan me nga 10 muaj burg me kusht, producenti filmik Armond Morina me 6 muaj burg efektiv, ndërsa producenti tjetër Nehat Fejza u shpall i pafajshëm.

Haraqija e Beqiri akuzoheshin për shpërdorim detyre, ngase kishin mbështetur filmat “Mysafir në Sofër” dhe “Ndjekja e Larës” të producentëve filmikë Armond Morina e Nehat Fejza, edhe pse këta filma nuk kishin përfunduar asnjëherë.

Morina e Fejza akuzoheshin për mashtrim në detyrë.

http://kallxo.com/denime-me-kusht-per-ish-ministrat-e-kultures/

Por Gjykata e Apelit në qershor të këtij viti vendosi që rastin e ish-ministrave dhe producentëve ta kthejë në rigjykim, pasi sipas saj themelorja në Prishtinë nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare me të cilat shpalli vendimin e vitit të kaluar.

Në apel për dënimet ishin ankuar edhe mbrojtja e të akuzuarve edhe prokuroria.