Samsung Galaxy A5 - Foto: Facebook

KOSTT Blen Telefon 960 Euro

KOSTT ka publikuar njoftimin për blerjen e një telefoni të mençur duke i ndarë 1 mijë euro për të.

Nga 3 oferta që i kishte marrë, më e lira kishte qenë 960 euro.

Kompania fituese ka qenë “Mobi-Gega”, e cila ka ofruar çmimin më të ulët.

Në një debat në TV “Dukagjini”, kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, i cili është ministër në detyrë i Financave, e ka pranuar se blerjet e tilla janë të paarsyeshme.

“Sigurisht, janë shpenzime shumë të paarsyeshme”, ka thënë ministri Hoti në pyetjen e penalistëve rreth këtyre shpenzimeve.

KOSTT është kompani publike me 100 % të aksioneve shtetërore.

KALLXO.com ka shkruar disa herë për blerjet e telefonave luksozë me paratë publike nga zyrtarët shtetërorë.

Më poshtë mund të gjeni disa prej raportimeve që i ka bërë KALLXO.com për shpenzimet që janë bërë për blerjen e telefonave.

http://kallxo.com/zyra-e-kryeministrit-e-blen-890-euro-nje-iphone-7/

http://kallxo.com/kpm-blen-kater-telefona-te-2017-es/

http://kallxo.com/mbi-4-mije-euro-telefona-per-kabinetin-e-ministres-hoxha/