Kosovës i Vjen një Njohje
20.5.2015 - 10:46
Pas një kohe të gjatë të pritjes, shteti i Kosovës mori sot një njohje.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, konfirmoi se ka marrë njoftimin zyrtar për njohje nga shteti Antigua dhe Barbuda.
“Lajm i shkëlqyer! Sapo mora njoftimin zyrtar për njohje nga shteti karaibian i Antigua dhe Barbuda. Njohja e Republikës së Kosovës nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare nuk ka të ndalur”, shkroi Thaçi në Facebook.
Antigua dhe Barbuda është një shtet i vogël që shtrihet në Karaibe, ka një sipërfaqe prej 440 kilometra katrorë dhe rreth 91.000 banorë.
Nuk është e qartë se sa shtete e kanë njohur deri më tani Kosovën pasi që në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, numërimi i shteteve është ndalur në numrin 96.