Kosovarët Kontrabandojnë Jugo-Afrikanin

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar mëngjesin e 18 majit nënë dyshimin se kanë tentuar ta kotrabandojnë për në Serbi një shtetas nga Afrika e Jugut. Sipas njoftimit zyrtarë të policisë shtetasit janë ndaluar nga policia në fshatin Llabjan të Gjilanit në kohën kur ishin duke udhëtuar për në Serbi. Njoftimi i policisë sqaron se njëri nga të dyshuarit gjatë arrestimit e ka sulmuar fizikisht njërin prej policëve që po merrnin pjesë në aksion. Njoftimi i policisë ka  sqaruar se dy shtetasit e Kosovës janë arrestuar ndërsa jugo-afrikani është dërguar në qendrën e azilit dhe migrimit