Presidenti Hashim Thaçi | Foto; ZKM

Kosova Solidarizohet me Popullin Britanik

Kosova solidarizohet me familjet e viktimave dhe me të gjithë popullin britanik pas sulmit të sotëm terrorist në Londër.

Kështu ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

“Mbetemi përherë të bashkuar dhe të patundur në mbrojtjen e vlerave tona demokratike perëndimore”, ka shtuar presidenti në lidhje me sulmin terrorist që u krye sot në qendër të Londrës, në të cilin mbetën të vdekur së paku katër persona, në mesin e tyre një polic, dhe rreth njëzet të lënduar.

Sulmin e kanë dënuar edhe kryeministri Isa Mustafa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i Nismës, Fatmir Limaj, etj.

Popullin britanik e kanë ngushëlluar edhe shumë udhëheqës botërorë, të cilët janë solidarizuar me familjet e viktimave dhe me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.

http://kallxo.com/sulm-terrorist-ne-londer/