Kosova rriti eksportet e zvogëloi importet me vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës me shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë shënuar rritje në muajin mars në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 9.0 milionë euro, ose rreth 34.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 18.9%.

ASK përmes një komunikate njofton se partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.4%), Holanda (4.4%), Britania e Madhe (4.2%), Sllovenia  (3.4%) dhe Bullgaria (3.2%).

Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 106 milionë euro, ose 41.5 për qind e importeve të përgjithshme, që është një rënie prej 9.8 për qind në raport me muajin mars të vitit të kaluar.

Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania 12 për qind, Italia 5.5 për qind, Greqia 3.1 për qind, Rumania 3 për qind etj.