Banka Qendrore e Kosovës

Kosova Rrit Borxhet dhe Investimet Kapitale

Kosova, sipas një raporti të Bankës Qendrore në tremujorin e dytë të këtij viti ka shënuar vlerën më të lartë të investimeve kapitale.

“Rritjen më të lartë e shënuan investimet kapitale të cilat arritën vlerën prej 159.3 milionë euro që janë për 18.7 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në raportin e BQK-së.

Sipas BQK-së edhe shpenzimet qeveritare për paga dhe mëditje u rritën për 0.6 për qind, duke arritur vlerën 274.2 milionë euro.

BQK-ja konstatoi edhe rritje të borxhit publik që në qershor 2017 mbërriti vlerën 947.5 milionë euro duke u rritur 15.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rritja e borxhit të Kosovës ndodhi për shkak të rritjes së borxhit të jashtëm dhe të brendshëm.

Kosova, sipas raportit të BQK-së ka borxh të jashtëm në vlerën 443.0 milionë euro dhe borxh të brendshëm prej 504.5 milionë eurove.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raportet tjera të BQK-së.