Festimi i nëntëvjetorit të pavarësisë | Foto: Atdhe Mulla

Kosova-Një Njohje më Pak se Premtimi i Ministrit

Asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën që nga fillimi i vitit 2017 e deri në ditën kur shteti më i ri europian po feston përvjetorin e nëntë të shpalljes së pavarësisë.

Singapori-shteti i fundit, i 113-ti që ka njohur Kosovën, këtë e ka bërë më 1 dhjetor 2016.

Kur iu drejtua deputetëve në seancën solemne të Kuvëndit të Kosovës për nëntë vjetët e shtetësisë më 16 shkurt, Presidenti Hashim Thaçi foli me përqindje për njohjet.

Thaçi tha se Kosovën e kanë njohur mes tjarash, 82 për qind të shteteve të BE-së, 86 për qind të shteteve të NATO-s dhe 56 për qind të shteteve që përbëjnë Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Por Kosova sivjet nuk mori as njohjen-“dhuratë”, siç i ka ndodhur disa herë gjatë viteve të kaluara kur ndonjë shtet e ka njohur në muajin e shpalljes së pavarësisë.

Përveç 21 njohjeve që i mori në shkurtin e shpalljes së pavarësisë, Kosova u njoh edhe nga pesë shtete tjera nëpër muajt shkurt të viteve tjera.

Gjatë vitit 2016 vetëm dy shtete e njohën Kosovën, edhe pse ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj në shtator të vitit të kaluar kishte premtuar njohjen e tri shteteve, pa përmendur emrat e tyre.

http://kallxo.com/hoxhaj-parlajmeron-tri-njohje-te-reja/

Kosovën në rrugën e saj drejt forcimit të shtetësisë po e pengon mjaft mosnjohja nga pesë vende të BE-së- Spanja, Sllovakia, Greqia, Rumania dhe Qiproja.

Megjithatë Kosovës të paktën i erdhën shumë urime për ditën e saj të shënuar.

http://kallxo.com/vjen-urimi-nga-administrata-trump-per-diten-e-pavaresise/

http://kallxo.com/mbreteresha-elizabeta-ii-uron-presidentin-thaci-per-17-shkurtin/

http://kallxo.com/presidentja-e-zvicres-uron-per-diten-e-pavaresise/

Redaktoi: Bekim Muhaxheri