Kosova Nderon Viktimat e Nices

Zyrtarët më të lartë shtetërorë të Kosovës kanë nderuar viktimat e atentatit të përgjakshëm që ka ndodhur më 14 korrik në qytetin jugor Nice të Francës.

Në këto ceremoni homazhesh, gjatë cilës u shfaqen pamje me viktimat e atentatit dhe u interpretua muzikë klasike, ishin të pranishëm presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ambasadorja franceze në Prishtinë, Maryse Daviet dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme të vendit.

Ceremonia është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Së paku 84 persona kanë humbur jetën në atentatin e 14 korrikut në Nice të Francës.

Atentati është kryer me një kamion, i cili ka goditur turmën e qytetarëve që po festonin Ditën Kombëtare të Francës.

Të nesërmen e atentatit tragjik, krerët e institucioneve të Kosovës u kanë shprehur ngushëllime dhe janë solidarizuar me popullin dhe shtetin francez.

http://kallxo.com/kosova-ngushellon-francen/

http://kallxo.com/rritet-numri-viktimave-te-atentatit-ne-nice/