Ndeshja e basketbollit Kosovë Maqedoni - Foto: RTV21

Kosova Mposht Maqedoninë për Botërorin 'Kina 2019'

Takimi është i vlefshëm për parakualifikim për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Pjesën e parë Kosova e ka përfunduar me epërsi të lartë ndaj Maqedonisë, me 20 pikë epërsi, 40-20, por në dy çerekët e fundit maqedonasit u rikthyen në lojë duke sjell një finish dramatik.

Megjithatë, djelmoshat e Kosovës nuk lejuan asnjë befasi edhe pse në sekondat e fundit epërsia e Kosovës ishte vetëm 2 pikë.

Lojtari më i mirë në fushë dhe hero i fitores së Kosovës ishte Dardan Berisha.

Kosova kishte një përkrahje të zjarrtë nga mbështetësit që kishin mbushur të gjitha stolat në Pallatin e Rinisë.

Kosova është në Grupin C, ku janë edhe Maqedonia e Estonia.

Takimin e radhës Kosova e zhvillon pas një jave në Estoni, ndërsa pastaj do të shkojë si mysafir në Shkup dhe takimi i fundit zhvillohet në Prishtinë më 19 gusht, ku Kosova pret Estoninë.